Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,209 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi hidhet ne sulm per Martinez, per te arritur tek ai, gati shitja e…

Interi hidhet ne sulm per Martinez, per te arritur tek ai, gati shitja e…
Ardis
  • On 17/03/2014, 14:16

Dalengadale po merr forme Interi i sezonit te ardhshem dhe po ai Inter qe mund te jete skuadra e trevjecarit te ardhshem qe do te kete si objektiv qe te hyje vazhdimisht ne tre vendet e para per Champions dhe te arrije sa me pare te fitoje skudeton. Me dy pika te sigurta drejt ketij qellimi, Erick Thohir ne krye dhe Walter Mazzarri ne pankine, eshte per tu ndertuar nje ekip qe eshte ngritur nje pjese e mire por qe ka nevoje akoma per dy-tre, maksimumi kater, lojtare qe do ti lejojne Interin te rrise kualitetin. Me ardhjen e Hernanes ne janar dhe me zyrtarizimin e Vidic ne qershor mbrojtja dhe mesfusha jane mjaftueshmerisht te sistemuara si repart, objektivi i ardhshem tashme do te jete nje garanci per sulmin e nivelit te pare ne gjendje te zevendesoje Militon dhe te heqe presionin ndaj Icardit te cilit do ti jepet e gjithe kohe e duhur per tu rritur pa rrezikuar per te djegur nje talent ne te cilin besohet shume. Emri me i deshiruar ne liasten e drejtorit sportiv Piero Ausilio ne keto momente eshte Jackson Martinez, sulmuesi 27 vjecar kolumbian i Portos, dhe me demtimin e Falcaos do te jete fari i Kolumbise ne Boterorin e ardhshem. Luzitanet e vleresojne numrin 9 te pakten 35 milione €, nje shifer qe Interi nuk mund ta investoje vetem per nje lojtar per shume arsye por mbi te gjitha eshte per shkak te Fair Play Financial, dhe kjo te con ne arsyetimin se per te arritur te marrin bomberin do te ishin te gatshem te sakrifikonin nje nga futbollistet me te vleresuar. Ne kete sektor dy jane emrat, Handanovic, per te cilin jane interesuar Manchester United dhe Atletico Madrid, dhe Guarin, qe me Alvarez dhe Kovacic do te ishte me e lehte per ta zevendesuar ne mesfushe, me te cilin Interi do te rinovoje kontraten e Guarin dhe mund te arketoje me shume nga shitja e tij nga cdo klub qe interesohet per numrin 13 duke i kerkuar 20 miline € qe do ti lejonin te perballonin blerjen e Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.