Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NGA ZERO NE DHJETE – Nje tjeter hap drejt Europa League

NGA ZERO NE DHJETE – Nje tjeter hap drejt Europa League
Ardis
  • On 27/04/2014, 20:20

Inter deshton serish edhe njehere per fitoren e trete te njepasnjeshme dhe ndalon serish ne dy fitore: kunder Napolit dhe vetem me nje rezultat zero me zero por mungojne tashme tre pike per sigurine matematikore per te shkuar sezonin tjeter ne Europa League. Te analizojme ndeshjen kunder Napolit 0-0 ne rubriken… Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Golat e shenuar dje ne mbremje ne San Siro, pavaresisht rasteve te shumta te krijuara nga te dy krahet: kane kaluar 20 vite, qe nga 1994 qe nuk perfundonte kjo ndeshje ne barazim midis Interit dhe Napolit dhe ne vecanti 0-0, pikerisht si 20 vjet me pare.

NJE – Vetem nje pike te vetme ne shtepi qe konsolidon pozicionin europian: edhe pse Parma ne rast fitoreje kunder Cagliarit shkurton distancen ne -3 pike, Milan u mposht nga Roma dhe ka nje ditance prej 6 pikesh, dhe ne tre ndeshje deri ne fund derby eshte per tu luajtur javen tjeter, zikaltrit mund tja marrin fitoren duke siguruar kalimin perfundimtar ne Europa League.

DY – Sulmuesit qe kane dale nga fusha per shkak te probleme fizike: nga njeri krah Icardi ka pranuar qe nuk ka asnje problem dhe u duk shume i zemeruar per nderrimin, nga ana tjeter ishte frika e nje shembje te forte per Higuain, i cili ka dale me barela dhe duke vuajtur.

TRE – Interi nuk arrin te fitoje tre ndeshje te njepasnjeshme ne kete kampionat: mbas Genoas, Catanias, Sassuolos dhe Fiorentines (dy here, Torinos dhe Verones, dhe mbasi mposhti Sampdorian dhe Parmen, Interi serish edhe njehere nuk arriti te merrte fitoren kunder Napolit dhe duhet ti gezohet vetem me nje pike, ne mugese se fitores se trete te njepasnjeshme.

KATER – Barazimi i 15-te sezonal i konsoliduar nga Interi i Mazzarrit, ne vendin e katert midis formacioneve zikalter me më shume barazime te historise: ne vend te pare me 18 barazime Interi i sezonit 2004/2005, qe ndiqet nga 17 barazime i sezonit 1991/1992 dhe me 16 barazime i sezonit 1978/1979.

PESE – Mungesat e rendesishme kunder Napolit: Juan, Jonathan, Alvarez, Samuel dhe Rolando. Te gjithe potencialisht te rekuperueshem te djelen e ardhshme, sigurisht pervec Juan Jesus.

GJASHTE – Goditjet ne porte te Interit kunder kater te napoletaneve midis tyre edhe goditja e famshme e Inler. Nese konsiderojme qe tentativat jane ne balotazh, 14 per koke, rezultati mund te jete i drejte por eshte e rralle qe ne ndeshje te tilla kaq te hapura nuk shenohet as edhe nje gol.

SHTATE – Dy lojtare mbi mesataren dje ne mbremje ne San Siro, te vetmeve qe i japim nje vleresim me note 7 te plote: Ranocchia nga nje krah dhe Kovacic nga ana tjeter. I pari ka ofruar nje performance te qendrueshme dhe pa gabime ne mbrojtje, i dyti ka demonstruar qe mund te beje gjera te medha: performanca me e mire e tij per kete vit.

TETE – Duartrokitjeve nga e gjithe San Siro per aktivizimin e Zanettit ne loje. Nje karriere pothuajse ne fund shprehet dashuria, i paarritshem, personi qe ka shkruar faqe te rendesishme ne bluzen zikalter. LEGJENDE.

NENTE – Kunder Napolit vjen barazimi i nente ne shtepi i ketij sezoni nga 15 barazime ne total: kjo e zikalterve eshte numri me i madh i “X” ne Serie A dhe mbi te gjitha ka akumuluar me shume suksese jashte San Siros sesa ne shtepi.

DHJETE – Aktivizmi i dhjete ne kampionat per D`Ambrosion dhe Zanettin, ndeshja e pare qe nga fillimi, i dyti u aktivizua gjate ndeshjes pikerisht kunder ish lojtarit te Torinos: nje zevendesim simbolik qe deshmon per shiritin e kapitenit zikalter (midis tyre ka nje diference prej 15 vitesh).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.