Gazzetta – Berhami eshte afruar, mungon marveshja me Napolin. Xhaka takim gjate javes. M’vila…
Interi dhe Berhami po afrohen. Te enjten eshte zhvilluar nje takim ndermjet Piero Ausilios dhe agjentit te mesfushorit, i cili kerkohet me ngulm nga Mazzarri.
Valon Berhami perfaqeson lojtarin ideal per mesfushen zikalter: Do te linte Hernanes dhe Kovacic te kishin lirshmeri manovre ne sulm dhe do ti mbulonte krahet atyre. Kalimi nga Napoli tek Interi nuk duket dhe aq i veshtire. Shoqeria e kalter nuk deshiron ta shese Berhamin per me pak se 10 milion euro, nderkohe oferta e pare e Interit ishte 5-6 milion.
Tratativa me Berhamin nuk ndalon edhe blerjen e nje mesfushori tjeter. Interi ka vene syte prej kohesh edhe mbi Granit Xhaken. Ne fillim te javes – sic thote Gazzeta dello Sport sot – jane parashikuar takime te reja me prokuratorin e lojtarit. Zikalterit kane provuar te fusin ne marveshje Kuzmanovic, por Borussia Monchengladbach nuk pranon lojtare ne kembim.
Persa i perket M’Vila po kerkohet te flitet me Rubin Kazan edhe pse per nje huazim te thjeshte. Shoqeria Ruse kerkon 15 milion euro, po aq sa shifra e paguar tek Rennes vitin e kaluar per ta mare ne Rusi.