Thohir: “Objektivi Europa League, ne champions gradualisht. Lamtumira e senatoreve? Zgjedhje e veshtire, motivet…
Vijne fjale te tjera te Erick Thohir nga Giacarta per Interin, pergjate prezantimit te programacionit te Boterorit nga Viva. Ja dhe deklaratat e tij te sjelle nga TribuneNews per objektivat e klubit zikalter per sezonin e ardhshem dhe te ardhmen ne Europe. “Objektivi yne eshte te hyjme ne Europa League dhe te qendrojme aty per nje vit, maksimumi dy vite. Natyrisht qe duam te shkojme ne Champions, por duhet ndertuar nje skuader qe te jete ne kushte per ta bere kete dhe do ta bejme gradualisht”.
Me pas flitet per lamtumiren e senatoreve si Samuel, Chivu dhe Cambiasso. Thohir shpjegon se zgjedhja e tij eshte e diktuar nga nje logjike e sakte: “Kam hequr dore pa deshire nga legjendat e Interit. Por kam dashur te shoh moshen e skuadres dhe kam zgjedhur futbolliste qe te jene te balancuar per moshen, dhe pikerisht, dhe ne baze te pozicioneve ne fushe”.