Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,003 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Goldman Sachs jep OK, ne ardhje 250 milione €

Corriere – Goldman Sachs jep OK, ne ardhje 250 milione €
Ardis
  • On 07/05/2014, 13:32

OK i pare per planin e Erick Thohir ka ardhur dhe financimi qe eshte rreth shifrave 230 dhe 250 milione € te kerkuar nga indoneziani ndaj bankave dhe fondeve nderkombetare per te zevendesuar garancite e vendosura nga Moratti me institutet e kredive italiane eshte shume afer. Thirrja e pare e agjencive te vleresimit te ftuara per te analizuar “orientimin e ri” zikalter te ilustruar nga Goldman Sachs ka dhene nje gjykim pozitiv dhe tashme eshte ne pritje pergjigja e agjencise se dyte. Per padronin dhe bashkepunetoret e tij eshte nje rritje e besimit dhe konfirmimi qe ne muaj e kaluar kane punuar mire.

Ndjesia/shpresa ne rrugen Vittorio Emanuele eshte se pjeset e enigmes do te shkojne ne vendin e duhur dhe brenda disa muajve dhe ne fillim te veres garancite e Morattit do te zevendesohen, edhe fale krijimit te nje shoqerie (plotesisht te kontrolluar nga Fc Internazionale) qe do te kete menaxhimin e kredise se klubit dhe do te marre financimin. Shoqeria e re do te kete nje president (Thohir?) dhe nje Keshill Administrimi (CDA). Inter Brand do te zhduket. Do te punohet edhe per fazen para-kampionatit: dita e pare e stervitjes ne Pinzolo do te jete 9 korriku.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.