Hapa para per M’Vila. Tek Rubin jo vetem Taider, por…
Sipas asaj qe thote Manuele Baiocchini nga Sky Sport, tratativa per M’Vila fillon te hyje ne fazen decizive. Edhe Napoli eshte i interesuar per lojtarin, por shoqeria zikalter eshte dukshem ne avantazh. Po mendohet per nje shkembim huazimesh (me te drejte blerjeje per te dy): Taider tek Rubin Kazan dhe M’Vila tek Inter. Gjithsesi, Taider eshte akoma ne bashkepronesi me Bolognen. Nderkohe ka nje diference vleresimi. M’Vila vleresohet 12 milion, Taider 10. Per kete arsye, Inter po mendon te fute edhe Kuzmanovic ne tratative.
Kontaktet mes agjenteve te klubeve jane te vazhdueshem. Ka patur nje nxitim te dukshem ne oret e fundit, sipas asaj qe thote Sky Sport. M’Vila eshte lojtari i duhur per Mazzarrin, sepse ka karakteristika mbrojtese, por edhe sulmuese.