Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,132 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Inter, moshe mesatare me e ulet dhe module te rinj. Moratti eshte dakord dhe me Ausilio…”

Thohir: “Inter, moshe mesatare me e ulet dhe module te rinj. Moratti eshte dakord dhe me Ausilio…”
Xhorxh Gellci

Erick Thohir percakton nga Indonezia linjat drejtuese per Interin e ri. Ne nje interviste per Bolanews, presidenti zikalter shpjegon parametrat e rinj qe duhet te respektohen gjate formimit te skuadres: “Per te qene kompetitive ne nivelin e larte, klubi duhet te kete nje ekip me moshe mesatare 26-27 vjec. Massimo Moratti eshte dakord me mua, sepse tani futbolli ka ndryshuar. Nuk eshte nje ceshtje e mungeses te respektit ndaj atyre qe kane kontribuar ta bejne Interin te triumfojne ne 2010, por nuk ka zgjidhje tjeter. Duhet te ulnim moshen mesatare, prandaj nuk mund te kete me shume se 4 lojtare me moshe me te larte se 32 vjec.”

Thohir kthehet edhe mbi ceshtjen e barazpeshimit te lojtareve per repartet e ndryshme, duke sjelle shembullin e Danilo D’Ambrosio, i ardhur sepse “vetem me Yuto Nagatomo dhe Jonathan do te kishim probleme te renda ne korsite e jashtme”, dhe flet edhe per skemat: “Nuk dua nje Inter qe luan vetem me 3-5-2, por te perdoret edhe 4-2-3-1, ose edhe module te tjera ne baze te kushteve te ndeshjes. Walter Mazzarri e ka pranuar sfiden time. Tani, pres qe politika e uljes te moshes mesatare te vazhdoje me kalimin e kohes, eshte nje vizion qe na bashkon mua dhe Piero Ausilio.” – perfundon Erick.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags