1,488 views
FOTO – Bluza e re e Interit nuk pelqehet? Po cfare thoni: Ne dyqan ka mbaruar tashme!
“Bota eshte e bukur sepse eshte e ndryshme” – ka thene dikush shume kohe me pare.
Mire, ky koncept mund te perdoret ne menyre perfekte tek bluza e re e Interit. Sapo eshte prezantuar ne shtyp, bluza e pare e Interit nuk u pelqyer shume ne pamje te pare dhe me te shumta kane qene kritikat se sa pelqimet.
Por sa keq qe bluza zyrtare e ndeshjeve te zikalterve tashme ka mbaruar ne dyqanin e Interit online nga kerkesat e shumta. Kete gje mund ta shikoni te dokumentuar tek foto me larte ose mund te shkoni tek dyqani zikalter online ta kontrolloni vete. Nje sukses i papritur… ose ndoshta jo.