Osvaldo gjallerohet: “Inter, mezi po pres! WM trajner me vlera, dhe po te isha…”
Te henen Pablo Daniel Osvaldo zbarkon ne Milano, per te kryer testet mjeksore dhe kontraten qe do e lidh me Inter. Sulmuesi italo-argjentinas per tu veshur zikalter, ka refuzuar paga te medha, duke kaluar nga me shume se 3 milion tek Southampton per 2 milion plus bounse tek Inter.
OSVALDO DRIDH – Eshte e bindur Corriere dello Sport, qe ne edicionin e saj te sotem shkruan ne thonjeza per lojtarin, te etur se kurre me pare per tu kthyer ne Itali dhe per te filluar aventure te re. “Inter eshte mundesia ime e madhe – i ka thene njerzve rreth tij – sepse eshte nje trajner me vlera te medha si Mazzarri. Jam kthyer ne nje sezon qe kam luajtur pak dhe ne qofte se bej mire me fanellen zikalter mund te rifitoj kombtaren. Mezi po pres qe te filloj.”
SULM I ARMATOSUR – Me Osvaldon, Mazzarri do te kete nje arme shtese ne sulmin e tij, deri tani i formuar nga Icardi, Palacio dhe Botta. Dhe nuk perjashtohet qe Auslio ne fund te merkatos te pergadis ne goditje tjeter ne sulm (Biabiany?) ne menyre qe te kompletoj nje repart me ne fund te armatosur.