Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

259 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Motta: “I detyrohet Interit per shperthimin e tij. Kur u largua…”

Agjenti i Motta: “I detyrohet Interit per shperthimin e tij. Kur u largua…”
Andi Prifti

Thiago Motta eshte nje nga arkitektet e “Tripletes” legjendare te Interit te Jose Mourinho-s. Por, prej nje viti e gjysme, Motta eshte nje lojtar i Paris Saint-Germain. I blere ne diten e fundit te merkatos per nje shifer prej 12 milione eurosh, mesfushori italo-brazilian ka pasur nje sezon te trazuar, per shkak dhe te disa demtimeve.

Ish-trajneri ZiKalter, Claudio Ranieri, zbulon se ai ka qene kunder shitjes se Motta-s deri ne çastin e fundit, por vullneti i tij ishte te ndryshonte skuader. Per te diskutuar per kete çeshtje ‘te dhimbshme’, FcInter1908.it ka kontaktuar ekskluzivisht Alessandro Canovi, agjentin e Thiago Motta-s. Ja fjalet e tij: “Vendimi i tij per tu larguar janarin e para nje viti ishte nje akord mes te dyja paleve, ka ndikuar dhe interesimi i forte i PSG, qe ne fund na kenaqi te gjitheve, Ne Paris eshte mire: si ai, dhe familja e tij, jane ambjentuar mire. E ndjek Interin gjithmone me vemendje dhe mirenjohje. Dhe vazhdon te mendoje se, fale skuaders ZiKalter, eshte bere nje lojtar i rendesishem ne panoramen boterore“.

E ardhmja do te jete ne France: “Nuk ka absolutisht asnje mundesi qe te largohet nga Parisi. Ka luajtur pak per shkak te demtimeve, por gezon konsideraten e plote te shoqerise dhe te medias. Dhe raporti me Ancelotti-n eshte unik. Trajneri do te shkoje ne Real Madrid? Raporti me Parisin, shoqerine dhe ambjentin ketu, nga ana e Motta-s eshte mjaft i forte dhe nuk jan aktualisht kushtet per tu larguar. Perkundrazi“.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.