Borussia Dortmund, agjentët e Immobile e dëshirojnë një cmim të saktë: interesim nga Inter dhe Milan, kjo është situata
Ciro Immobile dhe Italia, është një dashuri e cila mund të lulëzojë përsëri.
Ish-sulmuesi i Torinos, pas një viti tek Borussia Dortmund në Bundesligë, në fakt, ai mund të rikthehet në Serie A, ku po e ndjekin dy skuadra.Inter dhe Milan, në fakt, ia kanë vënë syrin italianit, dhe tashmë kanë pasur disa kontakte indirekte në mënyrë që ta kuptojnë cmimin e tij si dhe mundësitë e tyre për ta sjellë përsëri në kampionatin italian.
Ditën e nesërme, agjentët e lojtarit do të udhëtojnë për në Gjermani për t’u takuar me drejtuesit e Borussias dhe për t’i kërkuar atyre një cmim të saktë për kartonin e sulmuesit. Mund të ketë zhvillime shumë të shpejta. Në ndërkohë, Inter dhe Milan janë gati. Merkato tashmë lidhet edhe me Immobilen.