GdS- Juve dhe Napoli stop, kampionati mund te rihapet.
Ajo qe dukej si nje gare midis dy skuadrave, shume shpejte mund te rihapet ne nje gare me shume konkurente. Sipas Gazzetta dello Sport barazimi i fundit i Napolit dhe Juventusit ka rihapur disi garen dhe per ekipet e tjera. Ta mendosh si nje porte e pasme qe rihapet do te ishte e egzagjeruar, por sigurisht qe kete sezon Seria A ka mare dhe mund te rimare kthesa te menjehershme. Klasifikimi tregon se : Juventusi eshte 6 pike larg Fiorentines, por duhet ta luaj ne Firenze perballjen direkte. Napoli ka 5 pike me teper por dhe ata ndeshjen direkte e kane ne Franchi. Mund te jete nje iluzion por matematika te lejon ta mendosh dicka te tille. Nese Fiorentina mund Napolin shkon -2 pike nga vendi i dyte, por kete jave luan dhe Juventus-Inter, dhe Interi ka shume mundesi te dal me rezultat pozitiv, duke pare lodhjen e djeshme te Juventusit. Roma do te luaj ne Empoli. Marim rastin me te mire per rihapjen e kampionatit dhe supozojme fitoren e Fiorentines, Interit dhe Romes. Klasifikimi te henen do te jete: Juventus 58 pike, Napoli 57, Fiorentina 55, Roma 53, Inter 51 dhe me kete renditje gjithcka mund te ndodhe.