Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,207 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Kemi merituar finalen. Manaj ishte i fresket. Penalltite dhe kritikat…”

Mancini: “Kemi merituar finalen. Manaj ishte i fresket. Penalltite dhe kritikat…”
Bujar Berishaj

Ndeshje e pabesueshme per Interin e Roberto Mancinit. Vetem penalltite i kane mohuar finalen e Kupes se Italise. Ne fund te ndeshjes, trajneri analizon 120 minutat:

Inter nuk kualifikohet, por kjo ndeshje sjell besim per vazhdimin e kampionatit. Sa jeni i kenaqur?
“Dua t’i bej komplimente skuadres sime, me vjen keq per lojtaret sepse meritonin te shkonin ne finale. Megjithate jam shume i lumtur per ata”.

Nje ndeshje e madhe pikerisht kunder Juventusit pas rezultateve negative te fundit.
“Jemi te lumtur per ate qe kemi bere, por duhet te pranojme perfundimin e ndeshjes”.

Cfare ka ndryshuar ne krahasim me te dielen, pervec lojtareve?
“Ajo qene nje ndeshje ku Juventus ka pasur vetem nje rast me Hernanes ne fillim. Ndeshja ishte e baraspeshuar, pastaj gabimi jone ka ndryshuar ndeshjen”.

Mund te fusnit Handanovic per penalltite pa problemin e Eder?
“Kam vene Manajn sepse ishte shume i freset, pastaj Carrizo ka bere nje pritje te madhe ne fund. Pastaj une dua te kuptoj se kush i ra bilbilit ne fund te pjeses se dyte te shteses…”

Cila eshte gjendja e te lenduarve?
“Kondogbia eshte ne spital dhe presim lajme te reja, kurse Santon dhe Medel ishin shume te lodhur”.

Cfare mendoni per kritikat e kesaj periudhe?
“Nuk kushtezohem nga askush. Kemi humbur pike, keshtu qe do te kete kritika. Tani kemi vetdijshmerine qe kemi kualitete, te shohim nese pastaj do te jemi kaq te mire si sonte”.

Ku i keni shikuar penalltite?
“Kam preferuar te mos i shikoj”.

Kush do te gjuante penalltine e peste?
“Perisic”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.