Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,086 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Partneret strategjik jane te rendesishem. Merkato? Nuk mund te nderrojme tete titulluar, por nje ose dy po”

Thohir: “Partneret strategjik jane te rendesishem. Merkato? Nuk mund te nderrojme tete titulluar, por nje ose dy po”
Bujar Berishaj

Ne inaugurimin e Inter Store te ri, Erick Thohir ka takuar gazetaret e pranishem. Duke folur per mikrofonat e tyre ai ka thene:

“Mendoj qe ky dyqan eshte i rendesishem sepse eshte mbyllur per disa muaj dhe tani e kemi nje ketu dhe nje ne San Sito, eshte perfekt per tifozet qe vijne ne Milano, nje qytet i modes, ushqimit, nje lokacion i bukur dhe besoj qe me i madh se me pare. Nje vend ku mund te gjendet gjithcka e Interit madje edhe biletat”.

Te reja per Suning?
“Te pasurit partner strategjik eshte dicka e mire, edhe aleanca ime me Morattin eshte, behet gjithmone per te miren e Interit, futbolli eshte duke u rritur shume ne Azi dhe eshte nje nge bizneset kryesore ne Evrope, ka shume tifoze ne Azi. Mund te kemi partner edhe ne vende tjera si ne Japoni per shembull, s’ka rendesi ku por me objektivin qe Interi te rritet gjithmone e me shume”.

Championsi eshte nje mundesi e madhe per Milanon?
“Ne nuk jemi kualifikuar por skuadra po rritet, besojme te Mancini, ne krahasim me vitin e kaluar kemi pasur numra me te mire, me 70 pike edhe do te kualifikoheshim ne Champions ne ndonje sezon tjeter, shpresojme te kthehemi shpejt. Po kerkojme qe te rritemi jo vetem nga ana e klubit mirepo edhe nga ana sportive”.

Do te takoheni me Mancinin?
“Nuk besoj, per shkak te agjendave”.

Cilat jane strategjite per te kenaqur Mancinin?
“Cdo here qe jam ketu flasim per marketing dhe gjera komerciale, por kemi pasur edhe nje diskutim te thelluar per ekipin, duam te jemi te sigurt qe ekipi te jete konkurrues jo vetem ne Itali por edhe Evrope por duhet te respektojme FPF-ne, mund te shihni se cfare i ka ndodhur Galatasarayt. Kemi nje baze te mire nga e cila mund te nisemi dhe strategjia per te arritur objektivat eshte e mire”.

A do te vij Toure?
“Sipas meje lojtaret qe vijne te Interi duhet te kuptojne projektin, te respektojne fanellen dhe ngjyrat, lojtaret vijne e shkojne por mendoj qe te veshesh fanellen e Interit nuk eshte e lehte, dua te falenderoj ata qe e kane nderuar historine e klubit deri tani”.

Cila do te jete e ardhmja e Handanovic, Brozovic dhe Murillo?
“Jane te rendesishem si Icardi, Medel, Kondogbia, Eder… Jane te gjithe te rendesishem, nuk mendoj qe mund te nderrojme 8 nga 11 titullaret por ndoshta 1-2 po”.

Pra 1-2 do te shiten?
“Per parametrat e FPF duhet te bilancojme te hyrat dhe daljet por nuk do te thote qe te shesim me te miret”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.