Moratti: “Mancini nuk eshte ne diskutim. Merkato? Eshte FFP, por Suning deshiron nje skuader te madhe”.
Ne mesin e te ftuarve vip ne dasmen luksoze qe Samuel Eto’o festoj dje ne Stezzano, ne provincen e Bergamos, ishte prezent edhe Massimo Moratti. Sigurishte qe ne ambjente te tilla publike ishin prezent shume gazetare te cilet perfituan nga rasti per ta intervistuar ish presidentin zikalter. Corriere dello Sport ka publikuar fjalet e tij:
“Me vjen mire qe njerzit nuk me harrojne dhe me bejne te ndihem akoma i rendesishem, une jam larguar nga Inter tre vite me pare, jo tani. Kam mbajtur postin e Presidentit te Nderit per disa kohe, por kjo zgjedhje ishte e te tjerve, si tifoze nuk do te heq kurre dore.
Besimi ndaj SUNING – “Duket se prezenca e nje grupi te forte dhe solid si Suning eshte dicka e rendesishme. Futja e tyre ne futbollin Italian eshte nje lajm i mire sepse jane njerez serioz qe duan te bejn mire. Kam patur kenaqesine ti njoh ne Milano, kur kemi ndjekur ndeshjen kunder Udineses, me kan lene vertete nje impresion te vecante. Projektet e tyre jane te rendesishem, dhe duan ta rikthejne Interin tek fitoret. Ky eshte nje lajm i mire dhe shpresoj ta arrijne ate qe duan. Tohir u tregua i zoti qe i perfshiu dhe i pranoje si partner ne mes te shume kerkesave. Ata ishin me te fortet, dhe me te kompletuarit. Une ja shita aksionet e mia Tohir, tani do i blejne ata”.
Tifoz pergjithmone – “Do te jem gjithmone tifoz dhe shpresoj qe skuadra e tifozet te marin impaktet e duhuar, pasi ato te miat si president jan hequr (qesh). Mancini? Nuk besoj se ai eshte ne diskutim, sepse eshte nje trajner i madh dhe mund te bej shume mire, duke pare qe kete 1 vite e gjysem ka ngritur goxha nivelin e skuadres”.