Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

183 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – Dita kur lindi legjenda

110Inter – Dita kur lindi legjenda
Inter Club Staff

Një qese plastike që kishte brenda një palë këpucë futbolli, një pasaportë dhe shumë ëndrra.

Cavalese ishte vendi, në provincën e Trentos, ku Inter po kryente fazën përgatitore para sezonit në 1995. Kështu erdhi Javier Adelmar Zanetti, me një qese në duar dhe disa gazetarë që prisnin për të, kureshtarë mbi të gjitha. Ishte 28 korrik dhe kjo ishte dita kur lindi legjenda e PUPI-t. Numrat fiks në fanella, në futbollin italian, u prezantuan pikërisht atë vit, dhe pothuajse rastësisht (Andrea Seno mori 3 dhe Francesco Dell’Anno 5), në numrin 4 u stampua emri i atij mbrojtësit argjentinas, që sic e kuptoi shumë shpejt Curva Nord, “Driblonte si Pele”. Askush tjetër nuk do të mbante kurrë numrin 4. KAPITENI, siç ai njihet nga tifozët edhe 4 vite pas daljes në pension, do të vazhdojë të përfaqësojë, ashtu si askush tjetër, vlerat më të mira të sportit në 20 vitet e fundit.

Shembullor, ikonë, korrekt dhe kudo i respektueshëm, kështu ishte kur kundërshtarët buzëqeshin, dhe ishte i lumtur si një fëmijë kur filloi të ngrinte trofe, pa dashur asnjëherë të lodhej së bëri këtë gjë. Dhe ishte gjithçka e shkruar tashmë në fatin e këtij djali që mbërriti në kampin e stervitjes në Cavalese, me një palë këpucë në qese plastike, filloi stërvitjen e dukej, ashtu si Beppe Bergomi, që i la stafetën e Trashëgimisë së Interit, “lojtari qe kishte topin të ngjitur tek këmbët”. Avioncito Rambert supozohej të ishte blerja më e madhe e Interit atë merkato, por ai kaloi thjesht si nje meteor, ndërsa bashke me Rambert, ishte edhe dikush tjeter, të cilin bota INTERISTE nuk do ndalonte kurrë së e dashuri…

Që kur zgjodhi Interin, gjithmonë esht ndjere si ne shtëpinë e tij dhe menjëherë lindi një dashuri, afeksion dhe besim tek një djalë 20-vjeçar i cili akoma duhet të tregonte se sa vlente. Emocione jashtëzakonisht të forta, fitore triumfuese dhe humbje djegëse, kënaqësi dhe zhgënjime, 16 trofe, përqafime, lot, britma, buzëqeshje dhe premtime. Si ai premtim, për të qënë përjetë pjesë e ngjyrave zikaltër, vetëm si ata që me të vërtetë dinin se si shkruhej historia.

Javier Zanetti (Buenos Aires, 10 gusht 1973) filloi karrierën e tij në Argjentinë, në Talleres dhe pastaj në Banfield. Në vitin 1995, ai u transferua në Inter ku do të ishte kapiten që prej vitit 2001 e deri në vitin 2014, kur u tërhoq nga futbollli i luajtur. Është lojtari me më shumë paraqitje me fanellën zikaltër, plot 858 paraqitje, dhe gjithashtu lojtari më fitimitar i historisë së Interit me plot 16 trofe të ngritur; 5 tituj Serie A, 4 trofe të Coppa Italia, 4 Supercupa Italiane, 1 Ligë të Kampionëve, 1 Kupë UEFA dhe 1 Kupë Bote për klube. Më 4 maj 2015, Interi tërhoqi numrin 4 nga fanellat.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.