Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

58 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Mirëseerdhe Enzo “Vecio” Bearzot

#110Inter – Mirëseerdhe Enzo “Vecio” Bearzot
Inter Club Staff

Një lojë me letra në aeroplan, në dyshe me Franco Causion kundër presidentit Pertini dhe Dino Zoff me Kupën e Botës anash. Është ky imazhi më i famshëm i Enzo Bearzot. Sepse nëse mendon për ‘Vecio’ mendja të shkon tek triumfi i Spanjës në ’82.

Pak e dinë që Bearzot para se të bëhej trajner ishte një mbrojtës i shkëlqyer me më shumë se 250 paraqitje në Serie A. Dhe ishte bossi zikaltër Carlo Masseroni që i hapi dyert në futbollin e madh: në verën e ’48 e bleu nga Pro Gorizia, skuadër që atëherë luante në Serie B. Debutoi në Serie A si 21 vjeçar, te Interi luajti për tre sezone duke gjetur pak hapësirë (19 paraqitje totale) para se të transferohej te Catania e pastaj te Torino. Por historia e tij me Interin nuk kishte përfunduar akoma. Presidenti Angelo Moratti, e ktheu në Milano në verën e ’56. Si 29 vjeçar tani ai ishte një lojtar i pjekur dhe luajti si titullar me Interin për të gjithë sezonin duke e përfunduar kampionatin në vendin e pestë. Në fund të sezonit u kthye te Torino ku luajti edhe 7 sezone para se të pensionohej si 37 vjeçar.

“Mos ti hedhim të gjithë fajin djemve të sotëm, jemi ne që nuk kemi edukuar siç duhet. Edhe në sport. p.sh unë kam një brengë që është shndërruar në keqardhje; nuk kam arritur të civilizoj publikun”.

Rrugët mes Interit dhe Vecios nuk u takuan më, por sukseset e tij me kombëtaren italiane u arritën me një kontribut të madh të lojtarëve zikaltër. Në Botërorin e 82, Bearzot promovoi si titullar 18 vjeçarin Beppe Bergomi, dhe Lele Orialin i cili ishte një pjesë e rëndësishme e formacionit të kaltër. Nga ana tjetër, Spillo Altobelli nuk ishte titullar. Por në natën e Madridit, u fut në fushë dhe pas 7 minutash shënoi golin e 3-0. Ndoshta golin më të bukur të asaj finaleje historike.

Enzo Bearzot ka qënë një futbollist dhe trajner. Ka lindur në vitin 1927 dhe ka debutuar në Serinë A me fanellën e Interit në vitin 1948 në moshën 21 vjeçare. Pas 3 sezonesh me fanellën zikaltër, ka luajtur me Catanian e Torinon, përpara se të rikthehej përsëri në Milano në verën e vitit 1956. Më pas e ka mbyllur karrierën tek Torino. Si trajner, pasi ka drejtuar Praton dhe kombëtaren italiane të 23 vjeçarëve, është zgjedhur si trajner i Kombëtares së madhe. Nën drejtimin e tij, Italia e mbylli në vend të katërt Botërorin e vitit 1978 dhe më pas fitoi atë të vitit 1982. Është larguar nga stoli I Italisë pas Botërorit zhgënjyes të vitit 1986. Vdiq në moshën 83 vjeçare në vitin 2010.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.