Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Inter, Brozovic ose Joao Mario per Strootman. Lautaro Martinez…

GdS – Inter, Brozovic ose Joao Mario per Strootman. Lautaro Martinez…
Andi Keci

Merkato e veres pritet te jete e nxehte per skuadren zikalter, levizjet e drejtuesve zikalter po vazhdojne per te forcuar skuadren per sezonin e ardhshem. Goditja e pare thuhet te jete ajo e Lautaro Martinez dhe pse oret e fundit ka pasur nje interesim nga Borussia Dortmund e cila eshte refuzuar menjehere.

Argjentinasi i Racing, nuk eshte emri i vetem qe Inter eshte prane nenshkrimit, nje tjeter emer i nxehte eshte dhe ai i Stefan de Vrij qe sipas Gazzetta dello Sport ka marre akoma disa dite per te vendosur perfundimisht per te ardhmen e tij. Me zikalterit ai ka nje akord prej 5 vitesh me 4,2 milione euro ne sezon. Ceshtja anti-doping nuk i shqeteson aspak drejtuesit zikalter.

Nje tjeter hollandez ne syte e drejtuesve zikalter eshte dhe Kevin Strootman, i cili ka nje klauzole rreth 32 milione euro e cila mund te ndryshohet duke futur ne marreveshje nje lojtare si Joao Mario ose Brozovic.

Sa i perket krahut te majte te mbrojtjes gjithcka mbetet e hapur: i preferuari eshte Domenico Criscito qe ne fund te sezonit i mbaron kontrata me Zenit, por gjithashtu pelqehet dhe Asamoah qe njejte si italiani ne fund te qershorit do te jete nje lojtar pa kontrate.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.