Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

436 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

-10 dite nga hapja e antarsimeve tek Inter Club Albania! Gjithcka qe duhet te dini…

-10 dite nga hapja e antarsimeve tek Inter Club Albania! Gjithcka qe duhet te dini…
Inter Club Staff

Ne daten 15 Qershor do te hapen antarsimet tek Inter Club Albania per tu bere nje tifoz zyrtar i Interit. Kjo gje tashme dihet, por shume prej zikalterve qe e kane ndare mendjen te antarsohen, kane shume paqartesi se cfare eshte Inter Club Albania ne vetvete, apo cfare perfitojne pasi antarsohen! Me kete material, do mundohemi te shpjegojme pothuajse gjithcka, ju ftojme ta lexoni deri ne fund kete tekst, ku ne fund do te keni edhe spotin e Inter Club Albanias te bashkangjitur.

Cfare eshte Inter Club Albania?
Inter Club Albania eshte grupimi i pare dhe i vetem i tifozerise se Interit ne Shqiperi i cili njihet zyrtarisht nga vete F.C Internazionale Milano.

Pse duhet te antarsoheni tek Inter Club Albania?
Kjo eshte nje pyetje qe te gjithe ja kane bere vetes, si 343 antaret aktual te ICA, si ata qe duan te antarsohen serisht kete sezon qe po vjen. Arsyeja qe duhet te antarsoheni eshte se me paisjen me teseren e Inter Club Albanias ju beheni tifoz zyrtar i Interit me te drejta te plota. Pervec perfitimeve te shumta, ju fitoni edhe te drejten te merni pjese ne udhetimet qe zhvillohen disa here ne sezon drejt Milanos per te pare Interin duke luajtur kunder rivaleve me te medhenj: Bbilanin dhe RuBentusin.

Cfare perfitoni ju nga antarsimi tek Inter Club Albania? 
Perfitimet jane te shumta: Pas antarsimit ju perfitoni Teseren(karten) e Inter Club-it e cila do ju identifikoje si nje Interist zyrtar, e me te cilen do te keni shume perfitime si:

► 20% ulje tek dyqani i Interit ne Milano, ne San Siro si dhe ne dyqanin online Inter Store

► Mundesine per te mare pjese ne udhetimet drejt Milanos per te pare Interin LIVE disa here ne sezon dhe gjetjen e biletave pa shume veshtiresi per ndeshjet me te rendesishme te zikalterve, ne cdo sektor te stadiumit dhe me ulje.

► Porositjen e bluzave te personalizuara te cilat ju identfikojne si pjestar te Inter Club Albanias.

► Pervec avantazheve te kartes, Interi jep edhe dhurata te ndryshme per tifozet e saj zyrtare cdo sezon: si flamura zikalter, peshqira zikalter, canta shpine zikalter, shalla zikalter, postera etj. Dhuratat e antarsimit ndryshojne nga nje sezon ne tjetrin! Dhuratat e siper permendura jane dhuruar ne dy sezonet e fundit.

► Mundesine e gjetjes se biletave per ndeshjet me te rendesishme qe luan Interi ne shtepine e tij.

Sa kushton antarsimi tek Inter Club Albania?

Antarsimi tek Inter Club Albania kushton 24 Euro ne sezon, shume nga e cila pjesa me e madhe(20.3 Euro) dergohet per ne Milano, tek Interi i cili pasi mer pagesen dergon teseren dhe dhuratat per secilin antare. 3,7 euro shkojne per fondin e Inter Clubit, i cili perdoret per shume gjera te tipit: Per pagesen e banderolave qe perdoren ne stadium, blerjen e flakadaneve per organizimet ne Tirane, berjen e flamurave te Inter Clubit, pagesen e hostit, etj.

Si mund te antarsoheni? 

Antarsimi eshte pjesa me e thjeshte, mjafton te paraqiteni tek vendi ku do te behen antarsimet, te plotesoni formularin qe vjen nga Italia dhe te beni pagesen. E keshillueshme eshte qe te keni me vete nje mjet identifikimi.

Ku do te zhvillohen antarsimet?

Ne daten 15 qershor, dite ne te cile hapen antarsimet ato do te zhvillohen ne Tirane. Me sakte ne mes dy La Vogliave perball Taiwan. Nderkohe pas kesaj date, antarsimet do te perhapen ne te gjitha qyetet e Shqiperise si dhe ne Kosove! Datat do te behen publike pas dites se hapjes.

Nderkohe ju ftojme qe te shikoni edhe videon e meposhteme! Duke pritur antarsimet e sezonit 2013, -10 dite nga data 15 Qershor… Amala!

PS: Per cdo pyetje apo paqartesi pyesni me poshte tek fusha e komenteve!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.