MOVIOLA – Udinese-Inter, i drejte kartoni i kuq i Fofana. Ndersa Karamoh meritonte…
Federata Italiane kishte caktuar Pier Silvio Mazzoleni si arbiter te Udinese-Inter, ndeshjen hapese te se diles ne javen e 36 te kampionatit.
Asistentet e tij ishin Giallatini dhe Valeriani, njeriu i katert Di Paolo dhe tek VAR ka qene Giacomelli me asistenin Paganessi.
Mazzoleni ka drejtuar mire ndeshjen dhe ka ofruar shume pak raste per moviolen.
Ne pjesen e dyte vlen per tu theksuar se fale VAR u dha kartoni i kuq per Fofana.
22′ – De Paul kalon Brozovic i cili e godet pa pasur mundesi per ti mare topin. Duhej dhene karton i verdhe per kroatin.
31′ – Lasagna deshrion te dribloje Skriniar, i cili zgjat krahun per ta mbajtur. Lojtari i Udineses rrezohet per penallti, por prekja e Sllovakut eshte e sakte.
36′ – Dalbert kalon Widmer qe ben nje faull te qarte me dashje. Arbitri le lojen te luhet dhe :asagna ka nje rast teper te mire per golin e 1-1. I gjithe ky aksion u nis nga faulli i Widmer ndaj Dalbert.
42′ – Balic ka nje rast te mire pasi ju dha topi afer zones, por asistenti ngre flamurin anesor me te drejte per pozicion jashte loje.
48′ – Fofana hyn me teper vonese dhe vendos takat e tij mbi kaviljen e Perisic, me nje nderhyrje shume te rende. Mazzoleni konsulton VAR dhe vendos qe te japi karton te kuq per francezin.
82′ – Perisic shkon ne fundoren e majte dhe fut ne zone nje top te ulet per Karamoh. Ali Adnan, me vonese, e mban dukshem francezin nga bluza i cili nuk arrin te kapi dot topin: penalltia ishte shume e dukshme, por as Mazzoleni dhe as asistenti Valeriani nuk e pane kete parregullsi.