Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

542 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SONDAZH – Votoni lojtarin me te mire te Interit ndaj Udineses: plot 7 lojtare ne gare

SONDAZH – Votoni lojtarin me te mire te Interit ndaj Udineses: plot 7 lojtare ne gare
Inter Club Staff

Interi ka arritur te fitoje ne transferten e Dacia Park ne Udine ndaj Udineses me rezultatin 0-4 nje ndeshje e cila ne leter ishte teper e veshtire.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme per javen e 36 te Serie A dhe fale hapit fals te Lazios, tashme zikalterit jane vetem 2 pike larg vendit te trete qe te dergon ne Champions.

Interi sot luajti nje ndeshje teper te mire ku dominoi lojen ne cdo aspekt te sajin, me perjashtim te disa minutave kur rezultati ishte 1-0 ku i dha Udineses disa raste sporadike por Handanovic arriti ti neutralizoje.

Golat per zikalterit u shenuan nga Andrea Ranocchia, Rafinha Alcantara, Mauro Icardi dhe Borja Valero.

Ne ndeshjen e radhes zikalterit do te perballen me Sassuolon ne Meazza dhe Lazio do te udhetoje drejt Crotones.

Tashme eshte vrapimi final per Champions dhe me shume mundesi gjithcka do te vendoset ne ndeshjen e fundit ne Rome.

Per ndeshjen e sotme jane shtate lojtaret ne gare per tu shpallur lojtari me i mire i ndeshjes.

Ata jane: Samir Handanovic, Joao Cancelo, Andrea Ranocchia, Marcelo Brozovic, Rafinha Alcantara, Borja Valero, Mauro Icardi.

Lojtarin me te mire te ndeshjes mund ta zgjidhni duke votuar tek SONDAZHI me poshte:

[interaction id=”5aef25ab69f1ea25a86f60a9″]

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.