Cancelo, lajme shume te keqija nga Spanja: “Interi ka informuar Valencian se…”
Te vjen keq vetem te mendosh nje Inter pa Cancelon sezonin e ardhshem, jo me te behet realitet ky skenar.
Ai ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te zikalterve ne kete sezon, duke shkelqyer ne shumicen e prezencave te tij ne fushe, por duket se ky sezon mund te mbetet i vetmi sezon ku Cancelo ka veshur bluzen zikalter.
Joao Cancelo pritet te mos beje pjese ne skuadren e Interit per sezonin 2018-2019: kete siguri e sjell e perditshmja spanjolle Super Deporte.
Sipas atyre, Interi nuk do ja dale dot ta bleje Cancelon.
Ja cfare kane shkruar ata:
“Klubi zikalter nuk ka mundesi ta bleje lojtarin sepse nuk mund te siguroje dot 35 milione euro te parashikuara per blerjen e lojtarit portugez ne nje kohe kaq te shkurter sic eshte 31 maji.”
“Edhe Valencia, zoteruese e kartonit te tij duket se eshte informuar nga Interi per kete pozicion te skuadres zikalter.”
“Duket se kane qene fjalet e fundit te Ausilios qe shpjegoi veshtiresite e Interit per blerjen e lojtarit ato qe kane siguruar me shume se Interi nuk do ja dale dot ta bleje ate ne fund.”
Pervec ndonje te papriture ne minuten e fundit. Cancelo do te rikthehet ne Spanje tek Valencia ku do te luaje nje rol te dyfishte: ose do te jete nje lojtare shume me i maturuar ne dispozicion te Marcelinos ose do te shitet ne merkato.
Por tifozet zikalter nuk dorezohen: per ta lufta per Cancelon do te zgjase deri ne fund fare pikerisht si Champions sepse shpresa vdes e fundit, apo jo?