Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

816 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Moratti-Thohir, gjithcka gati. Tani takim ne Milano

Gazzetta – Moratti-Thohir, gjithcka gati. Tani takim ne Milano
Xhorxh Gellci

Dje Moratti i ka surprizuar te gjithe me prezencen e tij ne Pinzolo, sot ngelet per te kuptuar nese do te jete ne ndeshjen kunder Feralpi Salò. Por numri nje zikalter, nuk ka folur, dhe sipas Gazzetta dello Sport mungojne vetem detajet e fundit te marreveshjes me Thohir. “Eshte e mundshme qe heshtja e tij (e njejte me ate te Indonezian, qe nuk po twitton me) te vazhdoje edhe ne ditet e ardhshme, derisa takimi i programuar mes studiove te konsulences legale, financiare dhe sportive (i cili ishte menduar ne Londer, por mund te behet ne Milano pas 2-3 ditesh), te kete sistemuar klauzolat e fundit te kontrates paraprake qe dy palet kane shkembyer jave me pare.

Nese do te vije mbyllja me sukses, qe kalon edhe nga kredencialet bankare qe njerezit e Thohir duhet te prezantojne, ne ditet e ardhshme mund te vije firma dhe zyrtarizimi i kalimit te aksioneve. Pas pritjes te ngrohte nente dite me pare, gjithmone ne Pinzolo, edhe dje presidenti Moratti ka marre konfirmimin qe per tifozet, president eshte dhe do te jete ai, cfaredo qe te ndodhe.” – mbyll artikullin e saj Gazzetta. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.