Sky – Ausilio takon agjentin e Vecino dhe Zappacosta. Zaniolo drejt shitjes per…
Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, eshte pare ne shoqerine e Alessandro Lucci, agjenti i Matias Vecino pervec disa lojtareve tjere.
Ashtu sic raporton Sky Sport ne keto momente, eshte e mundshme qe mes tyre eshte diskutuar per nje rinovimin eventual te mesfushorit uruguajan me Interin, por jo vetem.
Kanali satelitor tregon se ka mundesi te jete folur edhe per situaten e Davide Zappacosta te Chelsea, me Blues qe nuk synojme te largojne lojtarin pervec shifrave te ngjashme me ato te investuara per ta marre nga Torino.
Sa i perket te rinjeve dhe plusvalencave, pervec Radu e Emmers qe mund te shkojne te Genoa per nje total prej 10 milione euro, drejt largimit duket edhe Nicolo Zaniolo.
Trekuartisti i Inter Primavera qe shenoj kunder Juventus ne ndeshjen e kaluar per te kaluar djemte e Vecchit ne finalen e kampionatit, mund te shkoj te Sassuolo per 6 milione euro.
Ne kontrate per Zaniolon do te jete nje e drejte ri-blerje ashtu edhe si per Radu e Emmers.