ZYRTARE – Tomasso Berni rinovon me Interin deri ne 2019: ja arsyeja pse
Nje Inter me aktiv pas perfundimit te nje kampionati nuk e kemi pare kurre.
Zikalterit kane qene teper aktiv ne merkato: eshte siguruar Lautaro Martinez, Stefan De Vrij, Asamoah dhe me i rendesishmi, Radja Nainggolan.
Gjithesesi, klubi duket se po tregohet aktive edhe me rinovimet e lojtareve te saj. Ne axhende eshte Miranda (qe i skadon kontrata ne 2019) por edhe Mauro Icardi, te cilit do i ofrohet rritje rroge dhe do tentohet te hiqet klauzola e largimit.
Por duket se sot kemi pasur nje surprize per sa i perket rinovimeve.
Pas nje lajmi disa dite me pare nga Corriere dello Sport, tashme eshte konfirmuar qe Tommaso Berni ka rinovuar kontraten e tij me Interin.
Ja komunikata e Interit ku eshte zyrtarizuar rinovimi i kontrates se tij:
“Fc Internazionale Milano ben me dije se ka rinovuar deri ne 30 qershor 2019 kontraten e lojtarin Tommaso Berni. Portieri i datelindjes 1983 i cili ka ardhur ne Milano ne 2014, do te nise ne 9 korrik aventuren me skuadren zikalter edhe ne sezonin e ri.”
Per kete rinovim, ka qene deciziv takimi i prokuratorit te tij Davide Lippi me drejtuesit e Interit gjate javes qe kaloi.
Kujtojme qe Interi ka nje motiv shume te qarte pas ketij rinovimi: Berni ka dale nga akademia e Interit dhe ky fakt e ben ate te kualifikohet per Listen A ne Champions dhe ne Listen A duhen kater lojtare te dale nga akademia e Interit. Ndersa ne Listen B, duhet 4 lojtare te tjere qe kane dale nga akademite italiane.
Kjo eshte arsyeja se pse zikalterit i kane rinovuar kontraten 35 vjecarit Berni i cili eshte portieri i trete pas Samir Handanovic dhe Padellit.