Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

782 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

OPTA – Ja shifrat e mrekullueshme te Vidal ne Serie A dhe arsyeja se pse Spalletti e kerkon me ngulm

OPTA – Ja shifrat e mrekullueshme te Vidal ne Serie A dhe arsyeja se pse Spalletti e kerkon me ngulm
Inter Club Staff

Te gjitha mediat ne Itali jane ne nje mendje tashme per sa i perket objektivit kryesor te Interit ne mesfushe. 

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, ai eshte Arturo Vidal, kilieni i Bayern Munich qe eshte shume afer largimit nga Gjermania.

Raportet e diteve te kaluara tregojne se Vidal preferon nje transferim tek Interi dhe zikalterit duhet te gjejne gjuhen e perbashket me Bayern per transferimin e tij.

Ne Kili kane shkuar edhe deri aty sa te thone se ai ka nje marreveshje te fshehte me Ausilion, por keto zera deri me tani nuk kane gjetur mbeshtetje ne Itali.

Gjithesesi, Opta, website shume i njohur i statistikave ne futboll sot ka treguar disa statistika te frikshme te Arturo Vidal ne Serie A per kohen qe ai eshte aktivizuar ne radhet e Juventusit.

Bie ne sy se Arturo Vidal, ka qene mesfushori i Serie A qe prej vitit 2011-2012 deri ne vitin 2014-2015 qe ka shenuar me shum gola por dhe qe ka fituar me shume dyluftime.

Arturo Vidal ne kater sezone ka shenuar 35 gola gola dhe ka fituar plot 410 dyluftime.

Jane shifra shume te cmendura keto dhe mendohet se jane pikerisht keto cilesi te kilienit ato qe kane bere qe Spalletti ta vere ne krye te listes se deshirave te tij per mesfushen zikalter ne kete moment.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.