
Interi i detyruar te fitoje? Mazzarri thumbon Benitez
“Me vjen per te qeshur, sepse eshte nje teze me te vertete origjinale, duke pare qe asnje nga ekspertet nuk ka thene nje gje te tille”. Keshtu Walter Mazzarri te Gazzetta dello Sport i eshte kerkuar te komentoje frazen e Rafa Benitez qe shikon nje Inter te detyruar te fitoje menjehere. “Te themi te verteten, kam lexuar gjithcka qe eshte shkruar dhe eshte e kunderta ne realitet. Nqse sot Napoli eshte ne proces projekti afatgjate, cfare duhet te ishte kur une pranova te isha trainer dhe e mora nga vendet e fundit ne klasifikim dhe e cova dy here ne Champions? Eshte thene se une nuk e shqiptoja fjalen «SKUDETO». E verteta eshte se une gjithmone jam munduar te shmang kesi gjerash, jo per te mbrojtur veten time, por per te pasur grupin e lojtareve ne kontroll. Jam mesuar qe ti rris skuadrat, dhe te kultivoj ambiciet, vetem me kulturen e te punuarit dhe ne kete menyre Napoli eshte nje nga skuadrat me te respektuara dhe te admiruara nga te gjithe. Per te mos folur me pas per plusvalenza-t. Sot nje trainer eshte pergjegjes edhe per trashegimine teknike dhe ekonomike te shoqerise dhe ne kete rast Napoli ka 124,5 milione € ne gjendje per te shpenzuar do te thote qe ata qe do te vijne trainere te rinj do te kene nje Lavezzi, Cavani me shoke me te mire ne krahasim me vitet e shkuara”. Nje pergjigje me finese e Walter Mazzarrit, dhe jo vetem ne drejtim te kolegut spanjoll.