Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mediaset – Appiano, tifozet pyesin Brozovic a do te vije Modric tek Interi dhe ai i pergjigjet…

Mediaset – Appiano, tifozet pyesin Brozovic a do te vije Modric tek Interi dhe ai i pergjigjet…
Inter Club Staff

Ore me te vertete te nxehta per Interin dhe merkaton e saj. 

Ne momentin kur u duk se cdo gje u mbyll per Modric dhe se Keita do te ishte goditja e fundit ne kete merkato, jane bere te gjalle perseri mediat sportiv italian dhe spanjolle te cilat e kane rihapur pisten Modric-Inter, edhe pse duket shume e veshtire ne pamje te pare duke pare se ka mbetur shume pak kohe dhe Superkupa e Europes do te luhet neser.

Por sot, dicka ka ndodhur ne Appiano Gentile nderkohe.

Ne qendren sportive te Interit ka pasur shume tifoze zikalter qe kane kerkuar selfie dhe autografe me lojtaret qe jane larguar nga Centro Sportivo Suning dhe qe Marco Barzaghi, i derguari i Sport Mediaset i ka ndjekur nga afer.

Ai gjate raportimit te tij nga Appiano, ka treguar ndjesite e tifozeve per Modric por edhe situaten rreth tij.

Me sa duket, sipas tij, po shprsohet se te enjten nderkohe qe skuadra Madrilene rikthehet nga Estonia, lojtari do te beje dicka te rendesishme per transferimin tek Interi sepse mendjen e ka te ndare: deshiron te largohet nga Real Madrid.

Do te jete nje lufte me kohen ama sepse vetem te enjten ai rikthehet dhe te premten ne darke ne Itali mbyllet merkato.

Sic dihet tashme, nuk eshte nje ceshtje parash por motivimi, lojtari do nje sfide totalisht te re dhe e do kete sfide pikerisht tek Interi.

Natyrisht qe eshte nje vrapim me pengesa sepse Perez nuk deshiron te degjoje absolutisht asnje kerkese, por mbetet ende shprese.

Por Barzaghi i Mediaset ka treguar edhe nje ndodhi sot me Brozovic dhe tifozet.

“Disa tifoze e kane pyetur Brozovic nese do te vije apo jo Modric, dhe kroati nuk ka folur por ka tundur koken ne shenje pohimi” – ka shpjeguar gazetari i njohur. Te jete nje shenje?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.