VIDEO – Icardi zhbllokon dhe D’Ambrosio i dhuron nje tjeter gezim Interi: ja rastet dhe golat!
E me ne fund, Interi arrin te dergoje tre piket ne shtepi edhe nga San Siro!
Ne ndeshjen hapese te javes se gjashtet e Serie A, zikalterit vuajne por ne fund arrijne te mundin nje Fiorentina shume te mire me rezultatin 2-1.
Nje ndeshje ashtu si eshte paralajmeruar edhe me pare shume e komplikuar per njerezit e Luciano Spallettit qe arrijne te luajne mire ne pjesen e pare dhe ta mbyllin ate me avantazhin e nje goli me zero.
Interi arriti te shenoje me Mauro Icardin me penallti.
Nderkohe, me te filluar pjesa e dyte sulmet e njepasnjeshme te Fiorentines sollen frutet e duhura: gjuajtja e Federico Chiesa u devijua dukshem nga Milan Skriniar dhe le te themi qe ishte nje gjysem autogoli.
Por ne momentin me te veshtire dhe te rendesishem te lojes, Interi arrin te gjeje golin fale nje rivenie anesore e cila u nis me shpejtesi drejt D’Ambrosios qe ben nje trekendesh teper te bukur me Icardin dhe shenon golin e fitoes.
Interi e mbyll keshtu edhe kete jave ne menyren me te mire te mundshme dhe tashme jane ne kuoten e 10 pikeve ne Serie A. Por ndeshja ishte shume e bukur dhe merite ka edhe Stefano Pioli me Fiorentinen e tij.
Perpara se te kalojme tek video astet dhe golat e ndeshjes, kjo eshte tabela e plote e ndeshjes:
INTER-FIORENTINA 2-1
Shenues: 45′ Icardi (I, penallti.), 53′ Skriniar (F, autogol.), 78′ D’Ambrosio (I)
INTER: 1 Handanovic; 33 D’Ambrosio, 6 De Vrij, 37 Skriniar, 18 Asamoah; 8 Vecino (68′ 11 Keita), 77 Brozovic; 87 Candreva (58′ 16 Politano), 14 Nainggolan, 44 Perisic (88′ 5 Gagliardini); 9 Icardi.
Ne stol: 27 Padelli, 10 Lautaro, 13 Ranocchia, 15 Joao Mario, 20 Borja Valero, 29 Dalbert.
Tranjer: Luciano Spalletti
FIORENTINA: 1 Lafont; 4 Milenkovic, 20 Pezzella, 31 Vitor Hugo, 3 Biraghi; 24 Benassi (84′ 28 Vlahovic) 17 Veretout, 26 Fernandes (63′ 8 Gerson); 25 Chiesa, 9 Simeone (55′ 10 Pjaca), 11 Mirallas.
Ne pankine: 69 Dragowski, 2 Laurini, 5 Ceccherini, 6 Norgaard, 7 Eysseric, 14 Dabo,16 Hancko, 34 Diks, 77 Thereau.
Tranjer: Stefano Pioli
Arbiter: Mazzoleni.
Te dhena te tjera:
Spektatore: 55.840
Kartona te verdhe: Chiesa (F), Edimilson (F), Asamoah (I), Mirallas (F)
Korne: 7-3
Minutat shtese: 1°T 2′, 2°T 5′.
Nderkohe, kjo eshte VIDEO e rasteve dhe golave te ndeshjes se sotme: