FcIN – Ju kujtohet Lazzarri? Interi po e ndjek me kujdes: ja detajet dhe cmimi i lojtarit
Duke lexuar vleresimet e post ndeshjes SPAL – Inter, ishte lojtari me i mire nga skuadra ferrarese: po flasim per Manuel Lazzari, sulmues i krahut te djathte por luan ne te gjithe krahun e djathte, i vitlindjes 1993 eshte nen kontrate me SPAL deri me Qershor 2023.
Performanca e tij ka terhequr vemendjen mbi ish mbrojtesin e Giacomense, aq sa RadioMercato ka komunikuar se mbi te jane interesuar klube top italiane dhe te huaja.
Dhe konfirmimi vjen direkt pikerisht nga agjenti i futbollistit, Augusto Carpeggiani, i cili ne nje interviste ne Radio Kiss, ka konfirmuar:
“Duke qendruar tek SPAL ka qene vendimi i duhur per rritjen e djaloshit qe po rrit nivelin e perfomances se tij.”
“Sigurisht qe pretendon te shkoje ne nje klub te madh. I pelqen shume Cristiano Giuntoli, por ate e ndjekin edhe shume klube te huaja”.
Per momentin, skuadrat qe e ndjekin lojtarin jane tre: Napoli, Torino dhe persa i perket FcInterNews.it, edhe Inter-i, qe e monitoron mbasi ka konstatuar progresin teknik/taktik qe ne sezonin e kaluar.
Persa i perket vleres se lojtarit, nese nje vit me pare Lazzari kushtonte 10 milione €, tashme edhe me rinovimin e kontrates dhe me performancen e mire qe po shfaq, kosto e kartonit te lojtarit eshte dyfishuar, po flasim per nje shifer afer 20 milione €. Ne qershor fillon ankandi.