Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

755 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Interi ka vene ne shenjester dy lojtare te rinj te Kombetares Italiane: ja emrat dhe detajet

Corriere – Interi ka vene ne shenjester dy lojtare te rinj te Kombetares Italiane: ja emrat dhe detajet
Inter Club Staff

Dy objektiva te merkatos zikalter jane te grumbulluar me Kombetaren e Italise.

Kete gje e tregon sot Corriere dello Sport e cila tregon edhe emrat por edhe detajet rreth tyre qe nder te tjera thote se “Ausilio i ka ne maje te listes se lojtareve qe pelqehen per Interin e se nesermes.”

“Por kujdes – vazhdon Corriere -, duhet mundur konkurenca e Milanit qe gjithashtu eshte shume e interesuar.”

Ata quhen Nicolo Barella (lojtari i ri i Cagliarit) dhe Cristiano Biraghi (nje lojtar i dale nga Primavera e Interit ky).

Per sa i perket interesit per Nicolo Barella, tashme cdo gje dihet: paraqitjet e tij dhe grumbullimi me kombetaren vetem sa kane rritur listen e pretendenteve per te por edhe cmimin e tij.

Cagliari per te kerkon te pakten 45 milione euro per ta lene te largohet: “Maran ka pasur siguri se ne janar lojtari nuk do te largohet nga Sardenja. Por kjo sdo te thote se Interi nuk do te tentoje qe ta beje te sajin qe ne janar lojtarin e pse jo per ta pasur ne Milano veren qe vjen.”

“Interi mbetet shume e interesuar dhe raportet e mira qe ka me Beltramin (agjent edhe i Nainggolan) mund te ndikojne pozitivisht dhe mund te bejne qe lojtari ne fund te fundit te zgjedhe Interin.”

Por Corriere ne faqet e saj flet edhe per Biraghi, ish-lojtar i Primaveres se Interit qe te ani luan tek Fiorentina.

Klubi zikalter eshte pare e interesuar per lojtarin por per sezonin e ri, jo menjehere per janarin: “Biraghi eshte ne listen e lojtareve qe mund te vijne tek Interi edhe per shkak te listave te UEFA-s ku kerkohen lojtare te dale nga akademia. Fiorentina ne kete moment deshiron te mos e lere te largohet, por do te shikohet ne vazhdim si do te zhvillohet kjo situate.”

Nderkohe qe Birgahi do te kthehej me deshire ne klubin qe e nxori ne panoramen futbollistike italiane, edhe Barella do te pelqente jo pak nje kalim tek Interi duke pare se ai eshte nje tifoz i zikalterve qe ne vogeli.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.