GdS – Kouame rigjen Interin mbas 6 muaj ne akademine e te rinjve zikalter.
“Rikthehet aty ku filloi rrugetimin e tij italian, Christian Kouamé, per 6 muaj – nga janari ne qershor 2016 – i grumbulluar tek te rinjte zikalter, ne te njejten skuader me Pinamonti-n dhe Bakayoko, mbas nje turi te gjate duke kaluar nga Prato tek Sassuolo dhe, me pas Inter, tek Citadella dhe serish ne Toscana”.
“Talent i paster qe ne fillimet e veta, por akoma nuk eshte i disiplinuar taktikisht, dhe per kete arsye Inter-i, nuk ishte i gatshem te besonte akoma tek ai”.
“Performanca shume e mire e te merkures se shkuar, kunder Milan-it, ka bere qe te rriten interesi ndaj tij – shkruhet ne Gazzetta dello Sport -.
“10 dite si protagonist absolut tek Genoa, fillimisht me Ballardini-n dhe me pas me Juric (per nje total prej 677 minuta te luajtura ne 9 ndeshje, me nje gol te realizuar, eshte lojtari me mesataren me te mire tek Grifone mbrapa Piatek), mund te kete shance per tu grumbulluar me kombetaren e Bregu-t te Fildishte, i cili deri me sot ka veshur bluzen e kombetares U-23“.