Politano i denuar me dy ndeshje: a do ta apeloje Interi vendimin?
Nje “fjalor jo i pershtatshem” (pamjet filmike kane vene re se ai i ka thene arbitrit “je skarco”) ne drejtim te arbitrit Maresca i ka kushtuar 2 jave pezullim sulmuesit te krahut zikalter, Matteo Politano.
Ai keshtu do te humbase ndeshjen ndaj Bolognas ne shtepi por edhe ate ndaj Parmes ne transferte.
“Kete sepse Interi – pervec gjobes qe i ka vene lojtarit – ka vendosur qe te mos beje apel sepse doktrina e re e klubit parashikon qe futbollistet te mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre ne fushe dhe kjo eshte dicka qe eshte vendosur se bashku me ardhjen e Marottes ne klub.”
Kete gja ka shkruar Tuttosport. Ndersa nga ana e saj Gazzetta dello Sport tregon te kunderten dhe thote se Interi po e mendon mire situaten dhe nuk perjashtohet edhe nje apel.
Gjithcka do te kuptohet me mire ne oret ne vazhdim.