VIDEO – Inter mund 5-1 ne Appiano skuadren e Pro Sesto: Lautaro dhuron magji te goli i pare
Duke qene se nje pjese e skuadres vetem arriti te luante dje ndaj Spurs ne Angli, Antonio Conte ka menduar qe te organizoje edhe nje miqesore tjeter sot ne Appiano.
Keshtu, diten e sotme luajten vetem ata lojtare qe dje zbriten vetem per pak minuta ne fushe si dhe ata qe nuk kishin udhetuar fare per ne Angli.
Zikalterit shenuan nje pese golesh sot ne miqesore dhe Antonio Conte pa djemte e tij te fitonin 5-1 ne Appiano Gentile ndaj Pro Sestos, skuader e Serie D ne Itali.
Ishte nje Lautaro Martinez i papermbajtshem sot duke pare se shenoi nje triplete: goli i pare ishte me te vertete nje magji nga argjentinasi ndersa dy te tjeret ishin me te lehte per te duke qene se u shenuan nga vetem pak metra larg portes.
Per Interin shenoi tjeter Matteo Politano me te nje goditje me kemben e majte si dhe Matias Vecino i cili mori nje assist po nga Politano. Me poshte mund te shikoni dhe videon me rastet dhe golat e ndeshjes nga faqja zyrtare e klubit.