Agj. Bardit: “Shume menaxhere te huaj po e shikonin Bardin dje. Neser…”
- On 19/06/2013, 17:04
- Xhorxh Gellci
Dje, Kombetarja Under 21 ka humbur ne finale te Europianit te kategorise me rezultatin 4-2 nga Spanja. Pavaresisht 4 golave te pesuar, Francesco Bardi ishte nga me te miret ne fushe, me nderhyrje te shkelqyera ne pjesen e pare. Ne cdo rast, portieri i ri zikalter ka zhvilluar nje kampionat europian te nje niveli te shkelqyer, duke i cuditur te gjithe, ashtu sic konfirmon edhe agjenti i lojtarit Vincenzo Rispoli: “Bardi dje ka qene me i miri ne fushe, nuk mund te bente me mire se kaq. Kishte shume menaxhera te huaj qe kane ardhur per ta pare dhe kane ngelur te cuditur.“
Bardi eshte i perfshire edhe ne disa tratativa te Interit, si ajo me Cagliarin per Nainggolan, per te cilen agjenti nuk shprehet shume: “Mund te them qe, mbi te gjithe, Francesco eshte i merzitur per humbjen. Per merkaton kemi preferuar te presim fundin e Europianit per ta lene te qete. Qe neser do te jem ne Itali dhe do te shohim te gjitha mundesite qe ofron e ardhmja.“