Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shume afer goditja Rakitic: kane filluar kontaktet me agjentin, ja detajet!

Inter, shume afer goditja Rakitic: kane filluar kontaktet me agjentin, ja detajet!
Inter Club Staff

Jemi vetem ne muajin tetor, por per merkaton e dimrit mediat italiane po flasin qe tani. 

Me sa duket ka nje okazion ne merkato qe Antonio Conte dhe Interi nuk deshirojne qe ta lene te ike nga duart.

Behet fjale per Ivan Rakitic qe deshiron te largohet nga Barcelona dhe zikalterit deshirojne qe te perfitojne qe ne kete merkato janari.

Ky eshte nje shans shume i madh nga ana teknike dhe ekonomike me kroatin qe eshte gati per tu larguar me nje cmim shume te ulet.

Pavarsisht fushates se blerjeve shume te rendesishme ne vere, ndeshja kunder Juventusit ka treguar shume mangesi nga ana e skuadres dhe demtimi i Sensit ka vene ne shume veshtiresi Conten dhe djemte e tij.

Hyrja e Vecinos tregoi se ai nuk mjafton dhe se alternativat nuk jane ne nivelin e skuadres se pare zikalter.

Ashtu si shkruan Corriere dello Sport, emri i Rakitic pelqehet shume nga drejtuesit e Interit dhe mbi te gjitha kete gje e ndihmon edhe pakenaqesia e kroatit ne katalunje.

“Nuk e di cfare do te ndodhe. Me siguri eshte nje moment i veshtire sepse dua te luaj dhe jo thjesht te jem pjese e nje skuadre si numer.”

“Do te bej gjithcka cfare kam ne dore per te nderruar gjerat edhe pse kam ende dy vite kontarte dhe nuk ekziston ne bote nje klub me i mire se Barcelona.”

“Pikerisht per kete fakt kam nevoje te luaj dhe jo vetem te shetis neper qytet”, eshte shprehur diten e djeshme kroati.

“Kam folur me klubin dhe i kam thene se deshira ime eshte te luftoj per nje vend. Nese situata ime do te qendroje e njejte si tani, do duhet te takohemi prap per te gjetur nje zgjidhje.”

Ne krahasim me 50 milione euro e kerkuar nga Barcelona ne vere, tashme cmimi i Rakitic eshte pergjysmuar.

Interi ka rinisur kontaktet me agjentin e tij por duhet te beje balle edhe konkurencen e klubeve te tjera si PSG. Por deri me tani duket se eshte ai objektivi kryesor i Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.