Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

638 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro ka arritur nje marreveshje… me Interin dhe Marotten: ja detajet!

Lautaro ka arritur nje marreveshje… me Interin dhe Marotten: ja detajet!
Inter Club Staff

Oferta qe Barcelona i ka prezantuar Lautaro Martinez eshte nje nga ato oferta qe nuk mund te refuzohen dot.

10 milione euro ne sezon, dicka me shume se tre here nga sa argjentinasi merr tek Interi bashke me bonuse.

Eshte e qarte tashme qe El Toro e ndjen eren e parave dhe do e pranonte me kenaqesi nje kalim ne Spanje edhe pse sipas tij (keshtu thuhet), deshira e vetme qe deshiron te largohet eshte per shkak te Messit.

Por edhe pse Lautaro do te shkonte me qef ne Barcelone, kjo deshire e tij nuk i thjeshton aspak gjerat.

Barcelona nese do Lautaro Martinez, do duhet te kaloje nje mal shume te larte.

Nje mal i perbere nga njeqind e njembedhjete milione euro: aq sa eshte mali i krijuar nga klauzola qe Martinez ka ne kontrate.

Kjo sepse, sipas asaj qe shpjegon Gazzetta dello Sport, Martinez ka arritur edhe nje marreveshje tjeter… me Interin.

Kjo marreveshje eshte arritur ndermjet tij dhe drejtuesve dhe parashikon qe ne asnje rast te mos forcohet dora.

Gjithashtu eshte rene dakort qe te mos kerkohet prishja e mardhenieve me klubin aktual per te ndihmuar Barcelonen.

Dakordesi ne parim edhe se nese shitja tek Barcelona do te deshtoje, ai do te rinovoje me Interin.

Pra, shitja do te ndodhe vetem nese dy klubet do te bien dakort. Ne asnje menyre tjeter. Asnje assist keshtu per Barcelonen nga lojtari. Te pakten per momentin.

Per kete arsye, Marotta mbahet fort pas cmimit te klauzoles se lojtarit dhe nuk deshiron te levize me prej ketij qendrimi.

Ai i ka treguar prej kohesh Barcelones qe do te pranohej vetem nje lojtar ne marreveshje dhe shuma cash nuk duhet te jete asnjehere me e vogel se 90 milione euro ne kete rast.

Barcelona ne kete moment nuk ka shume zgjidhje sepse duhet ose te pranoje kerkesat e Interit, ose lojtarin ta harroje.

Keshtu e ka mbyllur shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport qe tregon edhe njehere se si eshte situata e Lautaro Martinez.

Ai eshte tashme ceshtja kryesore e merkatos se Interit ne muajt e fundit dhe telenovela e kesaj vere.

Normalisht qe gjithcka fryhet edhe nga mediat katalanase dhe ato spanjolle qe keto dite bejne vazhdimisht lojen e Barcelones.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.