Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E BUJSHME – Inter, Sanchez rrezikon te mos luaje me per Interin kete sezon: ja arsyeja

E BUJSHME – Inter, Sanchez rrezikon te mos luaje me per Interin kete sezon: ja arsyeja
Inter Club Staff

Alexis Sanchez erdhi tek Interi ne veren e shkuar si nje blerje e goditur, sepse te gjithe i njohin aftesite e tij.

Transferimi ishte nje arritje, sepse u sigurua nje lojtar me eksperience te jashtezakonshme nderkombetare ne nje huazim te thjeshte.

Natyrisht, ai erdhi per te plotesuar nje repart sulmi tek Interi qe shihte qe ne fillim si titullare Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Kiliani e filloi mire gjithcka, duke zhvilluar edhe paraqitje te mira sa here u therrit ne kauze, por nje demtim prishi gjithcka per te dhe per Interin qe deri ne ate moment ishte teper e lumtur me te.

Por sipas asaj qe shkruan sot Il Giornale, Interi rrezikon qe te mos e hedhe dot me ne fushe Alexis Sanchez deri ne fund te ketij sezoni.

Normalisht, fundi i sezonit eshte shtyre dhe nuk eshte me qershori, por tashme gjithcka do te mbaroje ne fund te gushtit dhe pikerisht ketu ndodhet problemi per Interin dhe per Sanchez.

Ne kete moment, Interi nuk ka arritur dot asnje marreveshje formale per te mbajtur Sanchez dhe per ta perdorur ate pas dates 15 qershor.

Kontrata aktuale parashikon qe ai te rikthehet ne Manchester pas kesaj date, sepse ne kete kohe ishte menduar qe kontrata te perfundonte, nje date kjo qe perkonte edhe me perfundimin e te gjitha kompeticioneve ne Itali dhe Europe.

Por pandemia ka ndryshuar gjithcka: edhe planet e Interit por edhe te Sanchez vete. Tani nuk dihet se si do te zhvillohet situata, por deri me tani ne Europe asnje skuader nuk ka bere oponence per zgjatjen e huazimit me deshire sipas direktivave te UEFA-s, edhe pse nuk dihet ende se cfare po pengon nje marreveshje formale ndermjet dy klubeve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.