Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

559 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, AS zbulon gjithcka: “Ja kush ishte oferta e pare e Interit per Hakimi qe u refuzua nga Real Madrid.”

Hakimi, AS zbulon gjithcka: “Ja kush ishte oferta e pare e Interit per Hakimi qe u refuzua nga Real Madrid.”
Inter Club Staff

Mungon vetem zyrtarizimi, por Achraf Hakimi eshte nje lojtar i Interit dhe per kete nuk ka me asnje dyshim.

Mbrojtesi maroken eshte shitur nga Reali i Madridit dhe klubi zikalter do te paguaje rreth 40 milione euro plus pese milione euro bonuse.

Por me cfare jane te lidhura keta bonuse dhe kur duhet ti paguaje klubi zikalter ato?

Per kete ka kthyer pergjigje e perditshmja spanjolle AS, e cila shpjegon se keto shifra do te paguhen vetem ne nje skenar.

“Ne kontrate parashikohet se Interi do i paguaje Real Madrid ne rast se fiton ose Europa League kete sezon, ose Champions League, Kupen e Italise apo Kampionatin.”

“Nderkohe, Interi e ka nisur tratativen me Real Madrid duke bere nje oferte qe eshte refuzuar menjehere nge klubi madrilen.”

“Ausilio i ka ofruar 38 milione euro Realit plus vetem dy milione euro bonuse.”

“Kjo ka qene nje oferte e rendesishme nga ana e Interit, dhe ku klubi zikalter ka meshuar per ta mbyllur tratativen me kete shifer, por Reali nuk ka pranuar.”

“Me pas, Ausilio i ka bere nje oferte te re me 38 milione euro fikse, 2 milione bonuse ne rast kualifikimi ne Champions League dhe 5 milione euro bonuse te tjera, por Reali ka refuzuar perseri.”

“Marreveshja eshte arritur tek 40 milione euro fikse plus 5 milione euro bonuse per arritjen e permendura me lart.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.