Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

844 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare mega-plani nga Marotta: pas Hakimi, ja kater goditjet e tjera per nje TOP SKUADER!

Inter, cfare mega-plani nga Marotta: pas Hakimi, ja kater goditjet e tjera per nje TOP SKUADER!
Inter Club Staff

Interi eshte gati qe te zbrese ne fushe perseri ne fundjave ndaj Bolognas, pas nje rezultati shume te rendesishem ndaj Parmes ku fitoi 6-0.

Por nderkohe, klubi zikalter ka mbyllur marreveshjen per Hakimin. “Objektivi ishte i qarte: te merrej nje lojtar qe do te ngrinte nivelin e Interit.”

“Keshtu kjo jave ka qene me te vertete e mrekullueshme per tifozet e Interit, sepse kane marre nje lajm per Hakimi dhe kane pare qe ai beje vizitat mjekesore me zikalterit vetem brenda pak ditesh.”

“Dicka e pazakonte kjo sepse dihet historia e lojtareve qe afrohen me Interin: muaj e muaj te tera tratativash ne media.”

“Por zikalterit kesaj radhe kane punuar ne sekret te plote dhe ja kane dale te bindin marokenin te vije ne Milano”, shpjegon Corriere della Sera e cila vazhdon edhe me tej.

NUK MBYLLET ASGJE ME HAKIMI – “Jo vetem Hakimi, sepse edhe Tonali eshte nje objektiv konkret dhe pritet te jete goditja e dyte.”

Per Corriere della Sera, objektivi i Interit eshte qe te merret talenti i Brescias, por edhe dy lojtare te tjere. Njeri prej tyre, nje mesfushor dhe me shume mundesi do te jete Vidal.

Nderkohe, ne sulm do te kerkohet nje sulmues me peshe dhe i rendesishem, edhe ne rast se Lautaro dhe Sanchez qendrojne ne Milano.

“Argjentinasi deshiron Barcelonen, por ne kete moment ata nuk kane parate qe duhen.”

“Keshtu Interi, pasi ka ngritur nivelin ne krahun e djathte, do te beje edhe kater goditje te tjera TOP per nje Inter TOP SKUADER: Tonali, nje mesfushor me eksperience (mbase Vidal), nje mbrojtes i krahut te majte dhe nje sulmues me peshe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.