Marca – Ja taktika e perdorur nga Interi dhe Marotta per te mos humbur Lautaro Martinez: tani e ka radhen rinovimi!
Ja qe ndodhi: ka skaduar klauzola e largimit ne kontraten e Lautaro Martinez, sulmuesit te Interit.
Ne Argjentine flitet edhe nga Marca (edicioni argjentinas) qe nenvizon se si Interi deshiron te ndaloje argjentinasin te largohet nga Interi.
Per kete, Marca tregon se Interi ka zgjedhur nje strategji shume te qarte: “Klubi zikalter e ka vendosur se cfare hapash do te hedhe tani.”
“Pasi Barcelona nuk ja ka dale dot te paguaje klauzolen qe ishte rreziku me i madh i Interit, Marotta po tenton te afrohet me lojtarin.”
“Hapi i radhes eshte qe lojtarit ti propozohet nje rritje e rendesishme rroge ne krahasim me ate qe merr sot.”
“Interi do i propozoje qe ti dyfishohet rroga. Aktualisht ai perfiton rreth 2 milione e gjysem ne sezon, por do te fitoje diku tek 5 milione euro me kontraten e re qe do i propozohet.”
“Zikalterit do te tentojne keshtu qe a mbajne te lidhur ne Milano ate edhe per disa kohe.”, lexohet ne rreshtat e Marca.
“Marotta e ka nenvizuar se lojtari, pas nje fillim sezoni shume te mire, duhet te gjeje qetesi tani larg zerave te merkatos.”
“Barcelona ne kete moment nuk ka asnje qellim dhe mundesi qe te shkoje te shifrat qe kerkon Interi. Prandaj, kjo histori eshte vetem ne fillim dhe kapitujt e tjere do te tregohen vetem ne sezonet e ardhshme”, e mbyll shkrimin e saj Marca.