Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sanchez, e ke seriozisht? Gazzetta: “Ja cfare super statistikash ka arritur ai pas rifillimit te Serie A: vetem nje lojtar…”

Sanchez, e ke seriozisht? Gazzetta: “Ja cfare super statistikash ka arritur ai pas rifillimit te Serie A: vetem nje lojtar…”
Inter Club Staff

Ne fitoren e djeshme te Interit kunder Spal, Alexis Sanchez ka qene me siguri nder me te miret ne loje per te mos thene me i miri.

Lojtari kilian eshte shume mire dhe deshiron qe te tregoje ne keto ndeshje te mbetura te gjitha cilesite e tij.

“Si do te kishte ndryshuar sezoni i Interit nese kavilja e Alexis Sanchez nuk do te kishte bere crack ne ate dyluftim me Cuadradon ne Kolumbi-Kili qe u luajt ne tetor?”

“Paraqitjet e El Nino pas lockdown te bejne te mendosh se do te kishte ndryshuar shume per mire.”

“Gjashte assist ne tete ndeshjet e fundit pas rifillimit te kampionatit dhe dy gola tregojne numra te cmendur.”

“Ne te gjithe Serie A vetem Ronaldo eshte me percaktues per skuadren e tij duke marre pjese ne nente gola (nje me shume se Sanchez), por ai ka gjuajtur disa penallti me shume se lojtari i Interit.”

“Nje ‘Maravilla’ eshte rikthyer tek Interi dhe e tregojne super statistikat.”

“Alexis edhe ne Ferrara ka konfirmuar se eshte lojtari me ne forme tek Interi dhe qe ka nje kualitet me lart se normalja e futbollit italian.”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

“Tani eshte koha te leme menjane keqardhjen dhe te shohim perpara sepse prezenca e tij tek Interi ka nje date skadence po aq sa nje shishe me kos.”

“Ne daten 5 gusht ai pritet te luaje ndeshjen e fundit ndaj Getafes e nese marreveshja aktuale qendron ne fuqi, duhet te kthehet ne Angli ne kete date.”

“Tratativa per ta sjelle ne Milano ne menyre perfundimtare ka filluar tashme, por nuk eshte aspak e thjeshte. Gjithesesi, eshte e mundur.”

“Kjo sepse Sanchez ne Milano gjendet mire me teknikun e Interit, skuadren, me kampionatin por edhe jetesa ne Lombardi eshte e mire.”

“Ai ka nje vile ne Liqenin e Comos ku del shpesh here te shetise qente e tij qe i do aq shume.”

“Ne projektet interiste, ai eshte nje resurs per te ardhmen dhe ka kohe qe eshte i tille, jo vetem pas golit ndaj Spal. Interi deshiron ta mbaje dhe po e provon.”

“Marotta eshte ne pune prej kohesh dhe kontaktet me Manchester United vazhdojne me ritme te larta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.