Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

348 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Conte, dyshime per te ardhmen? Po cfare thoni: “Do te qendroje 100%. Perkundrazi, ka me shume: ai deshiron…”

Inter-Conte, dyshime per te ardhmen? Po cfare thoni: “Do te qendroje 100%. Perkundrazi, ka me shume: ai deshiron…”
Inter Club Staff

Pas fjaleve ne fund te ndeshjes se Interit ku zikalterit barazuan 2-2 me Hellas Verona, te shumte ishin ata qe ngriten dyshime per te ardhmen e Antonio Contes tek Interi.

Ishte nje uragan i vertete titujsh lajmesh per largimin e Contes per dite me radhe deri ne fitoren e Interit me Torinon.

Por mjaftoi nje fitore, dhe cdo gje u duk se u rikthye ne normalitet dhe bashke me ate fitore, u zhduken edhe lajmet.

Kjo sa per te treguar se ndonjehere ambjenti Inter eshte shume i brishte dhe mjafton edhe nje barazim ne minutat e fundit per te trazuar gjithcka.

Por me sa duket, siguria e qendrimit te teknikut Conte ne krye te Interit sezonin e ardhshem eshte 100%.

Ai po mendon te ndertoje gjithashtu nje skuader teper te forte qe te luftoje deri ne momentin e fundit me Juventusin dhe jo si kete sezon.

Per kete, nder te tjera, Enzo Bucchioni ka thene ne nje shkrim te gjate te tij per TMW: “Conte do te qendroje dhe kjo eshte e sigurt.”

“Kush thote te kunderten thote nje genjeshter te madhe sepse nuk ka asnje shans qe ai te largohet pa lene gjurme ne Milano.”

“Ai deshiron qe te ndaje cdo zgjedhje me klubin per sa i perket merkatos sepse deshiron te eleminoje ne te ardhmen blerje si te Eriksen qe edhe ndaj Spal ka stonuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.