Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

299 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere larteson zikalterit: “Ja pse Interi eshte nje shembull per tu ndjekur keto dite.”

Corriere larteson zikalterit: “Ja pse Interi eshte nje shembull per tu ndjekur keto dite.”
Inter Club Staff

Te paraprihen te gjitha kontrollet mjekesore qe te rifillojne stervitjet menjehere ne daten 4 maj: kjo eshte shpresa e klubeve te Serie A ne prag te zgjatjes se karantines se qeverise Italiane qe pritet ti shtyje masat deri ne daten 3 maj. 

Ministri i Sportit, Spadafora dhe presidenti i FIGC, Gravina, kane diskutuar per kete pikerisht diten e djeshme.

Ne kete menyre eshte tentuar qe te paraprihen te gjitha kontrollet e lojtareve dhe te shihet mundesia e rikthimit ne fushe per te rifilluar Serie A ne daten 31 maj ose 3 qershor.

Fazat e rifillimit te stervitjetve – ashtu si shpjegon Corriere dello Sport – do te jene tre:

– e para do te jete ajo e sigurive mjekesore (rreth nje jave) me marrjen e nje raporti te ri mjekesor qe tregon se je gati per stervitje dhe qe nuk je i infektuar.

– e dyta ka te beje me rikthimin ne fushen e lojes dhe rifillimin e stervitjeve te ndare ne disa grupe te vogla.

– e fundit dhe me e rendesishmja ka te beje me rikthimin ne ndeshjet stervitore dhe ushtrimet trup me trup qe ne futboll jane te shumta.

“Studimi i dekretit te ri do te tregoje me shume se si klubet e futbollit do te pergatiten per rifillimin e sezonit sportiv. Gjithcka duhet te ndodhe gjate diteve te karantines.”

“Disa presidenta shpresojne qe gjate kesaj periudhe ata te kene lehtesira. Nderkohe, disa klube, me Interin ne krye qe ka qene shembullore dhe qe shembullin e saj duhet ta ndjekin edhe klubet e tjera, kane therritur te gjithe lojtaret ne Milano me urgjence.”

“Zikalterit duan qe lojtaret te rikthehen dhe te rrine 14 dite te izoluar ne shtepo ashtu si e kerkon ligji dhe me pas cdo gje te jete ne rregull per rikthimin e stervitjeve.”

“Nje nga problemet me te medha pritet qe te jete mbushja e protokolleve te reja mjekesore sepse shume klube nuk kane aq shume resurse ekonomike sa per ti arritur ato nivele qe kerkohen. Do te duhet ndihme per ato dhe Federata pritet te nderhyje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.