Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

534 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT nga Sky – Deshton shkembimi i kerkuar nga Juventusi per Dybala-Lukaku: ja detajet. Tani Interi eshte pretendentja kryesore!

E FUNDIT nga Sky – Deshton shkembimi i kerkuar nga Juventusi per Dybala-Lukaku: ja detajet. Tani Interi eshte pretendentja kryesore!
Inter Club Staff

Ka qene nje nga temat me te rendesishme te merkatos dites se fundit shkembimi i propozuar tek Manchester United nga Juventusi. 

Keta te fundit u futen ne mes te tratatives se Interit me United per Lukaku duke ofruar per belgun ne Angli ne shkembim Paulo Dybala.

Por me sa duket ka qene pikerisht argjentinasi ai qe ka hedhur ne ere gjithcka duke mos vendosur shpejt e duke lene ne pritje Manchester United te ciles i ka humbur durimi.

Nga shume gazetare sportiv ne Itali mendohet se prapa ketij veprimi te Dybala fshihet Marotta por deri me tani nuk ka pasur konfirmime.

Nderkohe, le te rikthehemi tek lajmi i vetem pak minutave me pare qe ka dhene Sky Sports:

“Manchester United eshte terhequr perfundimisht nga gara per Paulo Dybala, argjentinasin e Juventusit.”

“Lajmet e fundit nga Manchester tregojne per nje Paulo Dybala qe nuk ka vendosur ende nese deshiron nje transferim ne Premier League dhe keshtu United ka vendosur qe te thote stop duke pare mungesen e deshires se sulmuesit per te luajtur ne Old Trafford.”

“Ky vendim i United – shkruan Sky Sports UK – mbyll cdo probabilitet apo shans qe kishte shkembimi te ndodhte ndermjet Dybala dhe Lukaku me Juventus.”

Ne kete pike, mendohet se pretendenti i vetem per Lukaku eshte Interi. Priten te reja gjate kesaj jave.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.