Lukaku, cfare bishe: A e dini se tek Interi ne 40 vitet e fundit vetem tre lojtare kane bere me mire? Ja statistikat!
Numrat jane te gjitha nga ana e tij dhe nuk mund te genjejne: Romelu Lukaku deri me tani ka zhvilluar nje sezon te mrekullueshem edhe pse eshte vetem sezoni i tij i pare.
Por ai premton qe te mos ndalet, sepse nje fillim i mire, eshte gjysma e punes thote nje thenie shume e njohur.
Me 29 golat e realizuar, ne fakt, sulmuesi belg eshte bere nje nga sulmuesat me ne ze te historise se Interit ne 40 vitet e fundit.
“Ai eshte futur njehere e mire ne Olimpin e lojtarerve me te medhenj. Me dopieten e tij ndaj Genoas, Lukaku eshte bere goleadori i katert me i mire i historise se Interit ne nje sezon te vetem qe prej 1980.”
Ne dyzet vjecarin e fundit, ne historine e Interit, vetem tre lojtare kane bere me mire se Lukaku: Milito ne vitin e tripletes me 30 gola, Ronaldo ne 1997/98 me 34 gola dhe Eto’o ne 2010/2011 me 37 gola.”
“Belgu ne fakt ka lene ne klasifikim prapa bisha si Vieri (27 gola) dhe Adriano (28 gola) ndersa ka kaluar Icardin e 2017-18 dhe Ibrahimovicin e 2008-2009”, shkruan Corriere dello Sport.
“Gjithcka me lart eshte nje tregues se si Romelu Lukaku ka punuar pa u ndjere per te arritur gjithcka me lart.”
“Ai erdhi mes qindra paragjykimesh, si nje lojtar qe kushtonte me shume nga sa ishte vlera e tij reale, por ne fushen e lojes, The Big Rom ja doli ti tregoje te gjitheve se e kishin gabim.”