Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

745 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Napoli, televizioni i Suning reklamon ndeshjen duke perdorur foton e Messit: ja si qendron e verteta!

Inter-Napoli, televizioni i Suning reklamon ndeshjen duke perdorur foton e Messit: ja si qendron e verteta!
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport ka komentuar pak me pare ate qe ndodhi diten e sotme me televizionin ne pronesi te Suning.

PayTv (PPTV) qe zoterohet nga pronaret e Interit, kane reklamuar diten e sotme ndeshjen Inter-Napoli me nje imazh te mesit ne qender me bluzen me numrin 10 dhe stemen e Interit.

Ky eshte nje imazh qe ka bere xhiron e internetit duke shtuar ne te njejten kohe edhe endrrat ne radhet e tifozerise zikalter qe prej vitesh enderrojne nje kalim te lojtarit me te mire ne bote ne Milano.

Por me sa duket, imazhi, nuk ka pasur aspak te beje me merkaton apo me ndonje kalim te mundshem te lojtarit ne Milanon zikalter.

“A jemi perballe nje zbulimi te marreveshjes se shekullit? Jo, nuk behet fjale fare per merkaton ne kete histori.”

“Gjithcka ka qene nje levizje naive nga televizioni ne pronesi te Suning te cilet kane menduar te bejne dicka promocionale per te reklamuar ndeshjen e sotme.”

Keshtu e ka komentuar La Gazzetta dello Sport foton e publikuar diten e sotme nga PPTV per Inter-Napoli.

Gjithesesi, ne keto ore, sipas mediave te ndryshme, si nga ana e Barcelones por edhe nga ana e Interit, eshte mohuar kategorikisht ndonje tratative per Messin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.