Serie A, ja TOP 11 e Italise nga OPTA per sezonin 2019-2020: nje lojtar i Interit prezent!
Eshte Alessandro Bastoni i vetmi lojtar i Interit qe ben pjese te TOP 11 e lojtareve italiane qe kane luajtur ne Serie A ne sezonin 2019-2020.
Mbrojtesi i Interit, eshte futur me sa duket nga OPTA ne formacionin me te mire te lojtareve te kalter ne sezonin e sapo mbyllur.
Kjo eshte nje zgjedhje e bere nga te dhena statistikore nga sezoni i luajtur nga lojtaret dhe nuk ka aspak te beje me opinione gazetaresh apo ekspertesh.
Prezenca e Bastonit ne kete TOP 11 eshte nje arritje e madhe per te sepse mbrojtesi i lindur ne 1999 ja ka dale te jete ne mesin e me te mireve qe ne sezonin e tij te pare si protagonist ne skuadren e pare te Interit.
Nderkohe, lojtaret te tjere ne kete liste jane si me poshte:
Ne porte: Luigi Sepe, Parma.
Ne mbrojtje: Alessandro Bastoni, Inter. Francesco Acerbi, Lazio. Alessio Romagnoli, Milan. Giovani Di Lorenzo, Napoli.
Ne mesfushe: Gaetano Castrovilli, Fiorentina. Manuel Locatelli, Sassuolo. Roberto Soriano, Bologna. Lorenzo Pellegrini, Roma.
Ne sulm: Ciro Immobile, Lazio dhe Francesco Caputo, Sassuolo.