Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2019

Scroll to top

Top

649 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Speciale – Kjo eshte gjendja e bilancit sot, ne prag te 30 qershorit: ja edhe sa plusvslenca duhen!

Speciale – Kjo eshte gjendja e bilancit sot, ne prag te 30 qershorit: ja edhe sa plusvslenca duhen!
Inter Club Staff

Sic e thame edhe nje artikull me lart ku folem per Nainggolan, kjo jave per Interin eshte nder me te rendesishmet. 

Kjo sepse ne keto 7 dite, Interi pritet te mbylle disa nga operacionet e saj me te rendesishme ne dalje per te shendoshur bilancin zikalter qe ne fillim te muajit kishte nje ‘vrime’ prej 40-45 milion eurosh per tu rekuperuar ne plusvalenca deri ne daten 30 qershor.

Duket se ka filluar numerimi mbrapsht drejt kesaj date, dhe drejtori sportiv Piero Ausilio deri me tani ka arritur te rekuperoje shume pak.

Fillimisht kane ardhur 5 milione euro ne plusvalence nga shitja e Kondogbia tek Valencia.

Me pas, ka ardhur 1 milione euro i detyrueshem nga kalimi i Frosinones ne Serie A sepse ne kontraten e Francesco Bardit ka qene e parashkruar se ne rast promocioni ne ligen me te rendesishme italiane, blerja e portierit behej e detyrueshme per kete shume.

Vetem kaq deri tani, sepse per te tjeret, ne kete jave pritet te mbyllen operacionet me Genoan me te cilet po flitet dhe eshte rene dakort per kalimin ne Genova (me te drejten e riblerjes) te Valietti dhe Radu, qe do te sillnin 12 milione euro plusvalenca ne shtepine zikalter.

Nje tjeter emer qe do te sjelle 2-3 milione euro, eshte Yuto Nagatomo qe do te perfundoje tek Galatasaray.

Nese cdo gje me lart do te shkoje ne port, thote Gazzetta dello Sport, Interi do te ishte vetem ne gjysem te rruges dhe do te kishte rekuperuar diku tek 20 milione euro ose dicka me shume.

Kjo shifer nuk mjafton, pastaj kujdes duhet te kemi tek disa emra qe mund te sjellin plusvalenca per Interin por edhe per listen Champions sic eshte ai i Eder Citadin Martins: per te eshte informuar Sassuolo, apo edhe Sampdoria per nej rikthim duke mos harruar Spanjen ku Villareal eshte shume e interesuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.