Eksperti i njohur italian: “Cfare frike. Interi te jep ndjesine sikur nga momenti ne moment mund…”
Gjate transmetimit te njohur, Sky Calcio Club, Sandro Piccinini eshte ndalur te komentoje edhe ndeshjen e Interit.
Ky emision transmetohet cdo te diele ne darke dhe dje ka qene nje kohe e dedikuar vetem per fitoren e Interit ndaj Fiorentines 4-3.
Sipas Piccinini, ky eshte nje Inter qe te fut friken ne cdo moment sepse te jep ndjesine se mund te shenojne ne cdo rast.
“Interi te jep nje ndjesi te forte sikur mund te arrije te shenone ne cdo moment, ne cdo sekond te lojes kur ata kane topin.”
“Kjo nuk eshte vetem per merite te Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, qe jane dy sulmuesa shume te medhenj.”
“Por kjo eshte edhe per merite te mesfushoreve dhe lojtareve te krahut qe jane teper te rrezikshem.”
“Prandaj Interi eshte kaq i rrezikshem, sepse mund te shenoje ne te gjitha menyrat ne cdo moment te lojes.”
“Ka shume kualitet ne sulm, mund te shenoje me nje goditje denimi, me nje gjuajtje nga jashte, me nje gjuajtje brenda zones, me koke.”
“Ka nje potencial sulmues qe kush nuk e shikon, thjesht nuk deshiron ta pranoje. Duken te frikshem.”